Ballina / KOSOVA / Drejtori i PK’së: Policët nuk do të shkojnë në kisha e xhamia
policia e kosoves

Drejtori i PK’së: Policët nuk do të shkojnë në kisha e xhamia

Në emisionin Frontal të Televizionit 7, drejtori i ri i Policisë, Reshat Qalaj, ka thënë se ai do të vë disiplinë në Polici. Qalaj thotë se gjatë orarit të punës nuk do të qëndrojnë nëpër kafiteri.

“Dua të mbahem mend për diciplinen që do ta sjellë në Policinë e Kosovës. Asnjë poli të mos qëndroj në kafiterisë”, ka thënë Qalaj.

Ai thotë se gjatë orarit të punës një polic mund të shihet në kafiteri vetëm pasi të marrë leje paraprake, nëse ai ka ndonjë takim pune që duhet ta zhvillojë në ndonjë nga kafiteritë.

Po ashtu, Qalaj ka thënë se problem tjetër është shkuarja e policëve në kisha e xhamia.

Ai thotë se nuk ka rregull që e ndalon shkuarjen në objekte fetare për lutje gjatë orarit të punës, megjithatë kjo sipas Qalajt nuk është e dëshirushme, pasi nuk mund të jenë plotësisht në krye të detyrës.

@Fluidi

Provo po ashtu

Plani i Serbisë për 10 komunat serbe në Kosovë

Plani i Serbisë për 10 komunat serbe në Kosovë

Qeveria e Serbisë ka planifikuar të investojë miliona euro në komunat me shumicë serbe në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.