Kinë

Dr. Ramadani: Ja si shpërndahet koronavirusi

“Kërkesat për analiza laboratorike, nga 8 shkurti deri më sot, kanë ardhur vetëm 4 sosh, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. Për t’u infektuar, distanca nga i infektuari me personin tjetër duhet të jetë deri në 1 metër dhe ajo vjen kur i infektuari teshtin, atëherë pacienti mund të jetë i prekur me koronavirus. Të gjitha pikëzat që dalin nga goja jonë, nuk janë koronavirus. Përndryshe, nuk ka kurrfarë mundësie të marrë virusin. Por, duhen së paku 14 ditë për të ditur nëse dikush është i prekur nga ky virus”, deklaroi drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani.

“Koronavirusi i ri ka shumë shenja klinike – nga ftohjet e lehta, riniteve, flamave ose rufave, e deri tek pneumonia. Në këtë diapazon të madh të simptoimatologjisë, është vështirë të dallohet koronavirusi nga sëmundjet tjera respiratore e aq më shumë për ta dalluar nga gripi sezonal që tashmë kemi të bëjmë me epidemi. Shumica e ngatërrojnë me shenja klinike të gripit. Por, tani kemi më shumë shenja të epidemisë së gripit. Çdo shenjë e paraqitur nga popullata e Kosovës, që s’ka asnjë lidhje me pacientë të ardhur nga Italia apo nga shtetet aziatike, ata s’janë koronaviruse por sëmundje respiratore ose grip të tipit A ose B”, tha Ramadani.

S’ka rekomandim specifik për t’u mbrojtur nga virusi, por nëse i përmbahemi higjienës personale, shanset për t’u mbrojtur janë shumë të mëdha. “Pra, larja e duarve, e jo maska, është masa mbrojtëse”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.