Dr. Raka flet për testet kontradiktore të FC Prishtinës

Prof Dr Lul Raka ka treguar për rastet e FC Prishtinës me koronavirus, të cilat raste edhe e eliminuan këtë skuadër nga Europa Ligë, për shkak se nuk arriti të luan me skuadrën Lincoln Red Imps

Raka ka thënë se COVID-19 kishte filluar që të qarkullojë në klubin kosovarë që nga fillimi i gushtit dhe si duket se ka qarkulluar në skuadër.

“Unë kam më shumë informata për rastin e parë. Kur kanë shkuar në Gjibraltar futbollistët nuk kanë qenë pozitivë por kur janë kthyer ne ju kemi bërë edhe një test. Testi i bërë në Prishtinë në kthimin e parë ishte i njëjtë me atë të bërë në Gjibraltar”, ka thënë Raka.

Ai ka thënë se stërvitjet e klubit, qëndrimi afër i futbollistëve ka bërë që virusi të qarkullon.

Megjithatë, Raka ka thënë se nuk ka qenë i angazhuar për rastin e dytë kur Prishtinës i dalin edhe tetë raste të reja, ku ka thënë se nuk ka qenë shumë i involvuar.

FC Prishtina u eliminua nga Lincoln Red Imps javën e kaluar pasi që tetë futbollistë të saj dolën me COVID-19.

UEFA mori vendim këtë të hënë që Lincoln ta fiton ndeshjen me rezultat 3-0. E njëjta skuadër sot është kualifikuar për në rrethin e dytë të Europa Ligës ku mundi Union Titus Petange me rezultat 2-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.