qeveria

Dorëzohet mocioni me 42 nënshkrime, për rrëzimin e qeverisë nevojiten 61 vota

Deputet të Nismës për Kosovën, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Levizjes Vetëvendosje, kanë dorëzuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Nënshkrues të mocionit janë edhe disa deputetë të Koalicionit qeverisës, si Nait Hasani, Shukri Buja, deputetë të PDK-së, Raif Qela i Lëvizjes për Bashkim, Jelena Bontiq, Nenad Rasic – Lista Srpska, Emilija Redžepi – NDS, Kujtim Paçaku dhe Danush Ademi të 6+.

Mocioni përmbanë 9 pika, përkatësisht probleme që po përdoren si arësyetim të kërkesës për rrëzimin e qeverisë. Fjala është për çështjet që janë trashëguar nga koalicionet e mëhershme, dhe aso që dalin nga marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare, shumicën e të cilëve i kanë votuar të gjithë deputetët me përjashtim të atyre të Vetëvendosjes.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka akuzuar nënshkruesit e Koalicionit se kanë qenë ‘pjesë e problemeve’ që po ngriten në mocion.

Reagimi i Hotit

“Me perjashtim te deputeteve te Vetevendosjes, te gjithe te nenshkruarit e tjere jane shkaktare te problemeve te permendur ne mocion.Nuk e kuptoj se ku eshte etika e nje veprimi te tille politik. Si mund te kritikohet ligji i Trepces?Ju siguroj se mocionet e tilla nuk do te mund te ndalin politikat antikorruptive te vendosura tanime ne menyre sistematike nga Qeveria Mustafa”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Mocioni me nënshkrimin e 42 deputetëve është dorëzuar nga Pal Lekaj i AAK-së, Aida Dërguti e VV-së dhe Enver Hoti, i Nismës për Kosovën.

Çka tash ?

Tani kryesia obligohet që të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila do të mbahet më së largu brenda pesë ditëve, ku do të votohej mocioni, i cili duhet të marrë 61 vota të deputetëve për ta rrëzuar Qeverinë.

Pse duhet rrëzuar Qeveria sipas nënshkruesve të mocionit?

Ndër arsyet që përmenden janë 9 dëme, që, sipas tyre, kjo Qeveri ia ka shkaktuar vendit. Arsyeja e parë është kontrata me “Countour Global” për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re”. Përmendet kriza e thellë energjetike në vend, dështimi i Qeverisë për anëtarësimin e Kosovës në ENTSO, që do të nënkuptonte fillimin e punës për ndërtimin e interkonjeksionit me Shqipërinë.

Arsyeja e katërt, sipas deputetëve, është licencimi i Telekom-Serbia në Kosovë.

Arsyeja e pestë është mosrespektimi i kontratës KEDS-KESCO në raport me punëtorët. Më pas përmenden sigurimet shëndetësore dhe zaptimi i bordeve nga partitë në pushtet, dhe arsyeja e tetë është gjoba mbi PTK-në nga Arbitrazhi në lëndën e “Z-Mobile”, ku PTK do të detyrohet t’ia paguajë rreth 30 milionë euro Blerim Devollit.

Arsyeja e 9 përmendet Ligji për “Trepçën”.

Fakt interesant:

Në Mocion nuk përmendet Demarkacioni e as Asociacioni, dy prej arsyeve që opozita e ka bllokuar totalisht jetën parlamentare tash e 3 vjet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.