Dorëhiqet Tony Blair

Ish Kryeministri i Britanisë së Madhe ,  Tony Blair ka ofruar dorëheqjen nga posti i Përfaqësuesit Special për Lindjen e Mesme.

‘Nga posti, Blair do të largohet muajin e ardhshëm ‘pasi ti përmbush zotimet’, raporton BBC.

Blair ka kërkuar nga i pari i OKB-së, Ban Ki moon që të konfirmojë dorëheqjen nga ky post dhe ka premtuar se do të jetë aktiv në Lindjen e Mesme por nga një pozicion jo formal.

Postin e përfaqësuesit special për Lindjen e Mesme Blair e kishte marr në vitin 2007./infoglobi