Dorëhiqet kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec

Sipas agjencisë së lajmeve Rojters, Marjan Sharec ësghtë dorëhequr nga posti i kryeministrit të Sllovenisë.

Kryeministri slloven i qendrës së majtë, Marjan Sharec, njoftoi se sot do ta dorëzojë dorëheqjen në kuvend dhe bëri thirrje që të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

Si justifikim, ai tha se qeveria e pakicës nuk mund t’i çojë përpara ligjet e rëndësishme.

“Me këtë koalicion, me këtë situatë në kuvend, unë nuk mund t’i përmbush plotësisht pritjet e popullit. Do të mund t’i përmbushja ato pas zgjedhjeve”, tha ai gjatë një konference për gazetarë.

Disa çaste para kësaj deklarate, agjencia kombëtare e lajmeve, STA, raportoi edhe për dorëheqjen e ministrit të financave, Andrej Bertoncelj, shkruan “Reuters”.

Ndryshe, Sharec kishte ardhur në pushtet në shtator të vitit 2018 dhe ishte kryeministri i nëntë i Sllovenisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.