fbpx
osman ejupi punesimet e familjes

Dorëhiqet Ejupi! Nuk dihet a mbesin në punë 4 fëmijët e tij të punësuar në Telekom

Osman Ejupi, u përzgjodh të jetë anëtar i Bordit të Telekomit më 29 mars të 2018-s, në një bord që u cilësua politik. Pak muaj më vonë, të katër fëmijët e tij iu bashkuan Telekomit.

E para që u punësua ishte Artina Ejupi-Tolaj, e cila mori kontratën më 18 qershor të 2018-s. Një javë me vonë, në Telekom, Artinës iu bashkuan edhe motra dhe vëllezërit e saj.

Më 25 qershor, kontratat i morën edhe Arxhina Ejupi-Islami, Ardian e Armend Ejupi. Që të gjithë janë të punësuar si agjentë të shitjes, rroga e të cilëve sillet rreth 800 euro.

Emri i Osman Ejupit figuron në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve. Pak ditë para së të emërohej anëtar i Bordit të Telekomit, më 14 mars të 2018-s, kishte hapur një institucion parashkollor dhe personi i autorizuar është vajza e tij, Arxhina Ejupi-Islami.

Osman Ejupi, anëtari i Bordit të Telekomit, sot ka ofruar dorëheqjen e parevokueshme nga kjo pozitë.

“Përmes kësaj letre ofroj dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm nga pozita e anëtarit të Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, Sh.A. Ka qenë përgjegjësi e lartë dhe privilegj të ushtroj funksionet e Anëtarit të Bordit të Drejtorëve nga prilli 2018 dhe edhe njëherë u ri-siguroj se funksionin tim si anëtar i Bordit e kam ushtruar me përgjegjësi, profesionalizëm dhe në secilin rast për interesin më të mirë të Telekomit të Kosovës. Sikurse është e dokumentuar në të gjitha minutat e takimeve të Bordit të Drejtoreve dhe Vendimet e marra, duke përfshirë edhe rastet shumë të ndjeshme të trashëguara në Telekomin e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letrën e dorëheqjes.

Aksionari kryesor i Telekomit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, është në dijeni për punësimet e tilla. Vetë ministri Valdrin Lluka kishte deklaruar kohë më parë se numri i të punësuarve, që nga qershori i 2018 në Telekom, është rritur për 200 persona.

Madje, sipas tij, arsyetimi që i ka ardhur nga Telekomi është se këto punësime janë bërë në emër të marrjes në duar të shitjes së shërbimeve të Valës.

Osman Ejupi, për kohë të gjatë, ka qenë anëtar i Bordit të autoritetit kosovar të konkurrencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.