fbpx
protesta

Dorëhiqet edhe Prorektori Nuri Bexheti

Prorektori i Universitetit të Prishtinës – “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, i është drejtuar përmes një kumtese strukturave udhëheqëse të këtij universiteti dhe opinionit publik.

“I ndërgjegjshëm për situatën e krijuar në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ dhe duke mos e përjashtuar veten as nga sukseset e as nga dështimet e tij, unë, Nuri Bexheti, prorektor për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, jap dorëheqjen time të parevokueshme nga kjo pozitë.

E marr këtë vendim me bindje se kjo do t’i kontribuojë para së gjithash qetësisë në Universitetin e Prishtinës dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura.

Kolegëve që tashmë e kanë marrë mandatin që të qojnë këtë institucion në zgjedhje të reja, iu uroj sukses dhe shpreh bindjen time se Universiteti i Prishtinës do t’i mbijetojë goditjeve më të ulëta që ndonjëherë janë bërë ndaj tij”, thuhet në letrën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.