`Don’t Go`, kënga e shqiptarit bëhet hit në Amerikë

Me një këngë që mban titullin “Don’t go”, një shqiptar ka thyer të gjitha parashikimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kënga i dedikohet Barack Obamës, Presidenti në largim i SHBA, i cili do të zëvendësohet në janar nga fituesi i zgjedhjeve të fundit, Donald Trump.

Kënga këndohet nga Jon Tarifa, një shqiptar që është rritur në SHBA, ndonëse për momentin jeton në Holandë.

Kënga e tij është bërë aq e suksesshme sa ia ka kaluar edhe këngëtares me famë botërore, Sias në renditje.

Po ashtu shqiptari ka lënë pas edhe John Legend dhe Nicky Minaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.