Ballina / Reçeta / Domate me oriz

Domate me oriz

Përbërësit

– 8 domate
– 8 luge oriz
– 5 patate
– vaj ulliri
– borzilok, rigon, piper, kripe
– majdanoz i grire

Përgatitja
Lani domatet, me pas pritni pjesën e sipërme te tyre, e cila do te behet pjesa mbuluese e domateve te mbushura. Boshatisni me kujdes tulin e domates. Tulin qe përftuat futeni ne misker duke shtuar borzilokun, rigonin, majdanozin, vajin, piperin dhe kripen. Pasi te keni përgatitur salcën, lëreni orizin te marinohen ne te për rreth një ore e gjysme. Me pas mbushni domatet me përbërjen dhe vërini sipër pjesën qe mbajtët ne një ane. Ndërkohë, lani dhe qëroni patatet, pritini ne copa dhe vërini ne një ene bashke me domatet e mbushura dhe futini ne furre, rregullojini me kripe dhe vaj dhe lërini ne furre për rreth një ore me 200’C. Vërini ne pjate dhe shërbeni.

@Fluidi

Provo po ashtu

sallatat

Si të përgatisni perimet pa iu humbur vlerat ushqyese

Nëse dëshironi që perimet gjatë zierjes mos të humbasin vlerat ushqyese apo ngjyrën ndiqni këshillat …