Ballina / Reçeta / Domate dhe vezë të skuqura

Domate dhe vezë të skuqura

Të skuqura së bashkë, vezët dhe domatet përbëjnë një ushqim të shpejtë plot proteina dhe kalorik, të përshtatshëm për mëngjes.

Përbërësit

2 lugë vaj avokadoje

6 kokrra vezë (të rrahura)

4 domate (të pjekura, të ndara në feta)

2 qepë e njomë (të prera imët)

Përgatitja

1.Nxehim 1 lugë gjelle vaj avokadoje në një tigan në temperaturë mbi mesataren. Gatuajmë dhe trazojmë vezët në vaj të nxehtë derisa të skuqen për rreth 1 minutë. I vendosim vezët në një pjatë.

2.Hedhim 1 lugë gjelle vaj avokadoje në tigan, e gatuajmë dhe e përziejmë me domate derisa shumica e lëngut të avullojë, për rreth 2 minuta.

3.Vezët i hedhim sërish në tigan dhe i shtojmë qepët e gjelbra. I gatuajmë derisa vezët të jenë bërë plotësisht, për rreth 30 sekonda më shumë.

@Fluidi

Provo po ashtu

sallatat

Si të përgatisni perimet pa iu humbur vlerat ushqyese

Nëse dëshironi që perimet gjatë zierjes mos të humbasin vlerat ushqyese apo ngjyrën ndiqni këshillat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.