Ballina / Fashion/Beauty / “Dolce & Gabbana” shkakton polemika me dizenjot e reja (FOTO)

“Dolce & Gabbana” shkakton polemika me dizenjot e reja (FOTO)

“Familja është tradicionale, pavarësisht nga kush krijohet ajo”, thotë dizenjatori Stefano Gabana në postimin e tij në “Instagram”, teksa poston foto të bluzave dhe çantave, të cilat kanë dizenjo të familjeve me prindër të të njëjtit seks.

Tronditet bota e modës, në prag të sfilatës së madhe titulluar “Dita e Familjes”.Gjithçka po ndodh që kur në frontin e Pirellit, selinë historike të Rajonit të Lombardisë, u ndez flaka e çështjes “Dita e Familjes”.

cantaNdezja e dritave ishte shkëndija e parë, e cila bëri që çështja “Familja me dashuri të njëjtë” të merrte udhën në rrjetet sociale nëpërmjet polemikave të pashmangshme. I pari në rrjet që ndezi zjarrin ishte kantautori Mika, i cili duke postuar versionin pro gjinisë, në pak minuta mori një numër të konsiderueshëm pëlqimesh. Vazhdon më pas “Dolce & Gabbana”, i cili poston bluzat dhe çantat me familjet homoseksuale. Ai në paraqitje të parë vendos top modele me zë për të përcjellë mesazhin, që krah familjeve normale janë edhe ato me dy baballarë e dy nëna, pavarësisht nëse nëna është apo jo biologjikja. Kjo ngacmoi 700 mijë ndjekës, të cilët shkruan duke akuzuar Stefano Gabbanën.

ccHapja e këtij debati risolli në vëmendje një intervistë të njëri prej dizajnuesve të “D&G”, Domenico Dolce, i cili vitin e kaluar u shpreh se “një fëmijë duhet të ketë një nënë dhe një baba. Nuk më bindin shumë fëmijët e epruvetës, mitrat e marra me qira dhe fara e përzgjedhur në katalog”.

Një deklaratë e tillë shkaktoi kaos në opinion dhe hapi siparin e një “sulmi”, në krye të të cilit qëndronte këngëtari britanik, Elton John, i cili së bashku me partnerin e tij ka dy fëmijë të sjellë në jetë në mënyrë të tillë.

shirtGabbana në një prononcim para protestave të pritshme sot në Romë, ku i pranishëm do të jetë edhe guvernatori Maroni së bashku me një delegacion këshilltarësh, tha: “ Më vjen keq që shumë njerëz e keqkuptuan mesazhin tim, unë desha vetëm të them që familja është dashuri dhe që dashuria nuk është seksualitet”.

Provo po ashtu

BUZË TË THATA DHE TË ÇARA

Buzë të thata dhe të çara

Para se të shkoni për të fjetur, bëni mirë t`i hidhni një vështrim dhe gjendjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.