Ballina / BOTA / Dokumenti i CIA-s: Plani “Condor” për të vrarë udhëheqësit e majtë

Dokumenti i CIA-s: Plani “Condor” për të vrarë udhëheqësit e majtë

Shtëpia e Bardhë, përmes punës së National Security Archive – një institut i pavarur kërkimesh, joqeveritar, me qendër në Uashington – ka bërë publike dokumentet e deklasifikuara nga CIA, që kanë të bëjnë me operacionet e kryera në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë prej qeverive diktatoriale të Amerikës Latine, me objektiv goditjen dhe eliminimin e udhëheqësve të opozitës.

Bëhet fjalë për informacione të reja të rëndësishme, në lidhje me Operacionin “Condor”, koordinimi i i fshehtë mes shërbimeve të zbulimit të diktaturave ushtarake në Argjentinë, Bolivi, Brazil, Kili, Paraguaji dhe Uruguaji, që në letër thoshte se luftonte “terrorizmin”, por në fakt kishte si objektiv të godiste, me çdo mjet, forcat socialiste dhe revolucionare në Amerikën Latine dhe jashtë. Nuk është mister që, një plan i tillë ndonjëherë gjente bashkëpunimin e CIA-s dhe FBI-së. Dokumentaconi, i cituar nga agjencia venezueliane e shtypit “Telesur”, nxjerr në dritë elementë të tjerë të lidhur me marrëveshjen që synonte të lehtësonte bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve mbi “terroristët”, emër që u ish caktuar udhëheqësve të opozitës nga qeveritë e përfshira.

Në dokumentat e reja, të bëra publike gjatë orëve të fundit prej administratës Obama, flitet mbi të gjitha për shtypjen e dhunshme në Argjentinë, mes fundit të viteve shtatëdhjetë dhe mesit të viteve tetëdhjetë, si dhe krimet e kryera nga qeveria e Jorge Rafael Videlas, ku del, në mënyrë të veçantë, një raport i CIA-s i vitit 1977: qeveria argjentinase e asaj kohe, kishte vënë në fakt si objektiv që të elemonte udhëheqësit e lëvizjeve kundërshtare ndaj Videlas jashtë vendit dhe në Europë, mes të cilëve edhe anëtarë dhe aktivistë të lidhur me “Amnesty International”.

Operacionet në Europë

“Misioni i skuadrave të operacionit Condor jashtë vendit – thuhet në dokument – ishte ai i likuidimit të liderëve terroristë, në cilindo nivel”. Në më shumë se 500 faqet e deklasifikuara flitet veç të tjerash edhe për torturat e tmerrshme, të cilave iu nënshtrua socialisti Alfredo Bravo, në atë kohë president i ansamblesë së përhershme për të drejtat e njeriut në Argjentinë. Ishte Robert Pastor, krahu i djathtë i Zbigniev Brzezinskit – këshilltari për sigurinë kombëtare gjatë presidencës së Carterit, nga 1977 deri në 1981 – që mblohi informacione për të rrëfyer ato që kishte duruar Bravo në atë periudhë.

Pastor rrëfen se këmbët e Bravos “futeshin në një kovë me ujë të ngrirë, deri kur praktikisht kishin ngrirë krejt, dhe më pas futeshin në ujë që ziente. Udhëheqësi socialist i nënshtrohej edhe elektroshokut dhe hidhej në ujë të ngrirë, deri sa humbiste ndjenjat”. Në një tjetër dokument, Agjencia e inteligjencës e Departamentit amerikan të Shtetit nënvizon se si “gjashtë shtetet amerikano-jugore që ishin pjesë e rrjetit të Planit Condor, kishin rëndë dakord për të kryer vrasje latino-amerikanësh në Francë”.

Në pritje të dokumenteve të tjerë

Grupi i parë i dokumentave u bë publik në muajin gusht. Sipas National Security Archive, së afërmi do të botohen dosje të tjera. Një pjesë e madhe e dokumentacionit që pritet të deklasifikohet, sipas Shtëpisë së Bardhë, gjendet aktualisht në bibliotekat e ish presidentëve Jimmy Carter, Gerald Ford, Ronald Reagan dhe George Bush. Sipas Uashingtonit, bëhet fjalë “për një përpjekje historike, që nxjerr në dritë krimet kundër të drejtave të njeriut të kryer në Argjentinë, mes viteve 1974 dhe 1984”.

Carlos Osorio, përgjegjës për projektin mbi Amerikën e Jugut në National Security Archive, shpjegon se “me publikimin e këtij dokumentacioni, presidenti Obama ka kontribuar shumë për kauzën e të drejtave të njeriut në Argjentinë”.

Gjyqi në Itali

Në shkurt të vitit 2015, nisi pranë Gjykatës së Assise në Romë, gjyqi i shkallës së parë mbi Planin Condor. Pas dhjetë vitesh hetime, lista e të akuzuarve përfshin 21 persona dhe mes tyre ish autoritete ushtarake dhe qeveritare të gjashtë shteteve të përfshirë, me akuza të ndryshme, për veprime të kryera mes viteve 1973 dhe 1978 kundër 23 italianëve. Seanca e fundit e procesit, gjithmonë në Romë, u zhvillua në 2 dhjetor

Provo po ashtu

SHBA-ja ka të dhëna: Irani sulmoi rafineritë saudite

Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar pamje satelitore dhe kanë cituar zyrtarë të inteligjencës për të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.