Dokumenti i betimit i gjygjëtarëve dhe prokurorëve serbë të veriut

Ceremonia e dekretimit dhe betimit, e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë nga veriu i Kosovës, që u mbajt javën që shkoi në Presidencë, ka shkaktuar reagime të shumta për faktin se u mbajt prapa dyerve të mbyllura.

Madje, kishte zëra që thonin se gjykatësit e prokurorët nuk kanë dhënë fare betimin.

Sot në internet po qarkullon një dokument që besohet të jetë i ditës së ceremonisë së betimit, i cili konfirmon ate që e kanë thënë zyrtarët e institucioneve të Kosovës se “gjygjëtarët e prokurorët do të funksionojnë me ligjet e Kosovës” dhe se me këtë ceremoni praktikisht sistemi i drejtësisë që vepronte thuaja se i ndarë në veri, iu rikthye sistemit të drejtësisë së Kosovës.

InfoGlobi ju sjell dokumentin e emërtuar “Deklarata me caktimin në zyrën prokuroriale të Kosovës, dokument ky që besohet se është ai i vërteti e, para të cilit e dhanë betimin javën e shkuar gjygjëtarët dhe prokurorët serbë të veriut. /infoglobi/v

. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.