Ballina / KOSOVA / Dokument: Çka u nënshkrua?!
Çka nënshkruan Ashton, Thaçi e Daçiqi, 19 Prill 2013
Çka nënshkruan Ashton, Thaçi e Daçiqi, 19 Prill 2013

Dokument: Çka u nënshkrua?!

Ky është dokumenti që besohet të jetë nënshkruar sot në Bruksel nga përfaqësuesi i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq, si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënjeve mes dy shteteve .

1: “Bashkësi/Asociacion” të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, e hapur edhe ndaj komunave të tjera, nëse anëtarët pajtohen.

2: “Bashkësia/Asociacioni” do të formohet me statut.

3: Strukturat do të formohen sipas të njëjtës bazë sikur edhe rajonet ekzistuese në Kosovë.

4: Kompetencat që do të jenë sipas Kartës evropiane të vetëqeverisjes lokale dhe sipas ligjeve të Kosovës.

5: “Bashkësia/Asociacioni” do të ushtrojë kompetenca shtesë ashtu siç i jep autoriteti qendror.

6: “Bashkësia/Asociacioni” do të ketë një rol përfaqësues në autoritetin qendror  dhe do të ketë një ulëse në Këshillin konsultativë të komuniteteve.

7: Në Kosovë do të ketë vetëm një forcë policore,  e cila do të quhet “Policia e Kosovës”.

8: Pjestarëve të strukturave serbe të sigurisë do tu ofrohet vendi ekuivalent në strukturat e Kosovës.

9 Do të ketë një post të komandantit rajonal për katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ai do të jetë serb i Kosovës i zgjedhur nga Ministria e Brendshme e Kosovës nga një listë,të cilët do ta paraqesin katër kryetarët e komunave në emër të “Bashkësisë/Asociacionit”, përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të reflektojë strukturën etnike të katër komunave. Do jetë edhe një komandant rajonal për komunat e Mitrovicës Jugore, Skënderajt dhe Vushtrrisë. Komandanti rajonal i katër komunave të veriut do të kooperoj me komandantët e tjerë rajonalë.

10: Sipas marrëveshjes së propozuar  “autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe punojnë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës. Gjykata e Apelit nga Prishtina do të themelojë një panel të përbërë nga shumica e gjykatësve serbë të Kosovës,që kanë të bëjnë   me të gjitha komunat me shumicë serbe.

11. Gjykata e apelit, një divizion i saj i përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqtarët do të ketë selinë permanete në veri të Mitrovicës (në gjykatën e qarkut në Mitrovicë). Secili panel i divizioneve do të përbëhet nga shumica e gjyqtarëve serb të Kosovës. Gjyqtarët do të vendosin në vartësi prej natyrës së rastit.

12: Zgjedhjet lokale në vitin 2013 do të zhvillohen me lehtësimin e OSBE-së dhe në përputhje me ligjet e Kosovës dhe standarded ndërkombëtare.

13: Bisedimet për energji dhe telekomunikacion duhet të intensifikohen nga të dy palët dhe të përmbyllen me 15 qershor.

14:  Palët pajtohen se asnjëra nuk  do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë dikënd tjetër për të bllokuar progresin e palës tjetër në rrugën drejt integrimie evropian.

15: Një komitet për implementim do të krijohet nga të dyja palët dhe do të mbështetet nga BE-ja. /infoglobi / E.BERANI