Ballina / Biznes / Karrierë / Dogana humbë rreth 400 mijë euro në vit; Maqedonia pa konfirmim për ripaketim
dogana e kosoves

Dogana humbë rreth 400 mijë euro në vit; Maqedonia pa konfirmim për ripaketim

Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës ka thënë se brenda vitit Dogana ka rreth 1200 konteste ligjore kurse i proceson rreth 300 mijë lëndë.

I pyetur se sa është shuma që dogana ia paguan bizneseve dhe palëve që fitojnë kontestin kundër Doganës së Kosovës, qoftë emër të dënimit, qoftë në emër të kompenzimit, Stavileci shpaloi se kjo shumë nuk kalon lartësinë prej 300 deri në 400 mijë euro në vit!

Sipas tij Dogana fiton rreth 93 për qind të kontesteve gjyqësore.

Këto detaje u shpaluan gjatë emisionit “55 minuta” në RTK 3, pas publikimit t⌂ raportit të UNDP-së “Pulsi Publik”, i cili nga prizmi i perceptimit të qytetarëve e ndorri Doganën si institucionin më të korruptuar në Kosovë.

Ndërkaq sa i përketë efekteve të taksës dhe dilemës nëse ajo ka prodhuar efekte pozitive apo e ka rritur kontrabandën Stavileci vuri në pah se “në Kosovës vështirë është të bëhet kontrabandimi i mallrave nga Serbia” .

Ai ka nënvizuar se prej kur është vendosur taksa ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës “nuk kanë vërejtur rritje të kontrabandimit”.

“Nuk kemi vërejtur rritje të kontrabandimit të mallrave serbe. Në veri dogana është shumë aktive. Mund të ketë tentime, ne kemi pasur disa raste, por kanë qenë raste të izoluara. Por prapë se prapë është shumë e vështirë të arrihet kjo, sepse ka shumë sy që të mos kalojë ai produkt. Deklaratat e tilla (rasti Lajiqv.j.) janë spekulime”, ka thënë Stavileci.

Ministri i Serbisë Lajiq, siç dihet , ditë më parë kishte deklaruar se vendosja e taksës nga institucionet e Kosovës e ka rritur kontrabandën. Sipas tij produktet e Serbisë po ripaketohen ne shtetet fqinje me Kosovës dhe po futen sërish këtu përmes rrugëve alternative.

Ministri i Zhvillimit ekonomik i Maqedonisë z. Kreshnik Bekteshi, ka paralajmëruar masa në këtë shtet në rast se konfirmohet ashtu siç ka thënë Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, se “mallrat serbe ripaketohen në Maqedoni dhe hyjnë në Kosovë”.

Në një intervistë në “55 minuta” te RTK3 Bekteshi ka nënvizuar se tash për tash nuk ka konfirmime se mallrat po ripaketohen në Maqedoni. Por ai ka shtuar po ashtu se “qaë nga nesër ne do t’i bëjmë të gjitha masat, me të vetmin qëllim, që të shohim, se a ndodhë kjo veti a jo. Nëse konfirmohet që ka ndodhur, ne me siguri se do të marrim masa. Maqedonia ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kosovën dhe ne përditë mundohemi që të lehtësojmë shkëmbimet tregtare”.

@Fluidi

Provo po ashtu

theresa may

The Times: Theresa May jep nesër dorëheqje

Kryeministrja britanike Theresa May do të japë nesër dorëheqje, pas kryengritjes së kabinetit rreth planit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.