Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Do të votojë kundër teje….

Do të votojë kundër teje….

Shkruan: Faik Krasniqi

Do të votoj kundër teje që nuk e mbajte premtimin. Do të votoj kundër teje se më shkatërrove vendin. Shkatërrove të ardhmen e fëmijëve, të rinjve, shkatërrove të ardhmen e popullit tim. Do të votoj kundër teje se në kurriz të popullit tim u bëre i pasur.

Do të votoj kundër villave dhe makinave tua luksoze, që i bleve në kurrizin tonë. Do të votoj kundër luksit tënd. Do të votoj kundër mendjemadhësisë së gruas tënde të llastuar, që bën shtatë palë qejfe me paratë e popullit tim. Do të votoj kundër teje se e varfërove popullin tim. Do të votoj kundër teje se për fajin tënd po ikin të rinjtë. Do të votoj kundër teje se e keqpërdore postin që ta besuam. Do të votoj kundër arrogancës tënde.

Do të votoj kundër mendjemadhësisë tënde. Do të votoj kundër idiotizmit tënd. Do të votoj kundër teje se e shkatërrove drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, kulturën. Shkatërrove fabrikat, ekonominë, bujqësinë. Shkatërrove tokat, fushat, pyjet. Shkatërrove shkollat, spitalet. Shkatërrove gjithçka. Do të votoj kundër teje se je hajn, kriminel e bandit. Do të votoj kundër injorancës tënde. Do të votoj kundër premtimeve të tua të gënjeshtra. Do të votoj kundër teje, se faji yt mbetëm të izoluar. Do të votoj kundër krimeve të tua. Do të votoj kundër teje për rastin Stenta.

Do të votoj kundër teje për hir të jetimëve. Do të votoj kundër teje se je i poshtër, je pis, je vrasës, je bandit, je qelbësirë, je gënjeshtar. Do të votoj kundër surratit tënd të neveritshëm. S ‘dua të ta shoh më surratin në TV. Do të votoj kundër teje që mos të vish më në Kuvend, në Qeveri dhe në asnjë instistucion tjetër.

Provo po ashtu

vetevendosje

Vetëvendosje kërkon rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve të mërgatës

Lëvizja Vetëvendosje ushtroi sot ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mos …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.