Ballina / BOTA / Dita Ndërkombëtare kundër Gjymtimit Gjenital Femëror
gjymtimi_gjenital

Dita Ndërkombëtare kundër Gjymtimit Gjenital Femëror

Sot është Dita Ndërkombëatre Kundër Ndërhyrjeve në Pjesën Gjenitale të Femrës e njohur si FGM.

Çka është Gjymtimi Gjenital Femëror?

Gjymtimi gjenital femëror (FGM), përfshinë procedura që qëllimisht shkaktojnë dëmtime të organeve gjenitale femërore për arsye JO-mjekësore.

Kjo procedurë e cila kryhet te shumë femra nuk ka as përfitime shëndetësore për gratë e vajzat.

Kjo procedurë mund të shkaktojë gjakderdhje dhe probleme me urinim, infeksione, infertilitet dhe komplikime në lindje gjë që rrit mundësinë e vdekjes për të posalindurit.

Rreth 140 milionë vajza e gra në mbarë botën aktualisht jetojnë me pasojat e këtij procesi i cili me shumë të drejtë quhet gjymtim gjenital femëror.

FGM zakonisht u bëhet vajzave të reja diku rreth moshës 15 vjeçare.
Vetëm në Afrikë mbi 101 milionë vajza kanë kaluar nëpër këtë proces gjymtimi.

Gjymtimi gjenital femëror (FGM), përfshinë heqjen e pjesshme ose totale të eksternit gjenital femëror dhe lëndime tjera në organet gjenitale, për arsye jo-mjekësore.

Kjo ndërhyrje e cila konsiderohet si tradicionale për ato vende ku kryhet, është konsideruar si shkelje e të drejtave të njeriut konkretisht e grave dhe vajzave.

Kjo pasqyron thellë pabarazinë midis seksit femër dhe seksit mashkull.

Kjo praktikë është e zakonshme në lindje, dhe rajonet verilindore të Afrikës, në disa vende të Azisë dhe Lindjes së Mesme dhe në vendet ku ka emigrantë nga këto vende.

FGM kryhet pasi sipas atyre vendeve besohet se zvogëlon epshin e një gruaje gjatë mardhënieve seksuale, pra sipas tyre për ta ndihmuar gruan ti rezistojë akteve seksuale. Përveç kësaj, një grua konsiderohet ‘e bukur’ vetëm pasi ta ketë kryer këtë gjymtim.

Edhe pse nuk ka ndonjë shkrim në ndonjë libër fetarë që e përshkruan këtë praktike, këto vende besojnë se kjo praktikë ka mbështetje fetare.

Udhëheqësit fetarë janë të ndarë sa i përket këtij procesi, disa e nxisin këtë proces, disa e konsiderojnë të parëndësishëm për fenë, ndërsa disa të tjerë kontribuojnë në eliminimin e saj./infoGLOBI/F.Hyseni/

@Fluidi

Provo po ashtu

aleksander vuciq

Vuçiç: Sot do të nënshkruaja për liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidenti serb Aleksander Vuçiç, gjatë konferencës për shtyp me përfaqësuesit serb të Kosovës, ka deklaruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.