festa gjeli i detit

Dita e Falenderimeve, festa e veçantë e amerikanëve

Sot amerikanët po kremtojnë ditën e Falenderimeve, një festë unike amerikane. Së bashku me familjen e miqtë ata shtrojë një darkë të veçantë, ku tradicionalisht serviret si pjatë kryesore gjeli i detit.

Dita e Falenderimeve është edhe festa më familjare për amerikanët, kur brezat mblidhen për të shprehur falenderime për bekimet që u ka ofruar jeta. Është një traditë e krijuar që në vitet e para të kolonizimit të Amerikës nga të bardhët, kur familjet që i kishin mbijetuar dimrit të egër, u mblodhën me fqinjët indigjenë për të shprehur mirënjohje dhe falenderime për jetën në tokën e re.

festa gjeli i detit

Kjo është edhe periudha më e ngarkuar e trafikut, pasi amerikanët nisen nga qytet ku punojnë e jetojnë nga çdo skaj i kontinentit për në komunitetet ku kanë familjet për t’u mbledhur për të festuar.

Kjo ditë shënohet gjithashtu nga ngjarje sportive dhe festime përfshirë një paradë në Nju Jork që po zhvillohet nën mbikqyerjen e rreptë të autoriteteve.

Parada, ku pritet një pjesmarrje prej 200 mijë vetësh, vjen vetëm disa javë pasi një emigrant nga Uzbekistani sulmoi me një kamion të marrë me qera turmat e njerëzve që ndodheshin në një nga sheshet e njohur të qytetit, duke vrarë tetë prej tyre.

Ndërsa nuk ka informacion për ndonjë rrezik të mundshëm, departamenti i policisë së Nju Jorkut ka shpërndarë me mijëra oficerë policie përgjatë rrugës ku do të zhvillohet parada.

Dita e Falënderimeve, që shënon fillimin e sezonit të festime me rastin e Krishtlindjeve, pasohet nga ajo që njihet si e “e premtja e zezë”, kur bizneset e shitblerjes ofrojnë uljet më të mëdha të çmimeve, dhe konsumatorët shfrytëzojnë rastin për të gjetur mallra me kosto të ulët, që nga veshjet, lodrat e deri tek pajisjet dhe orenditë shtëpiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!