fbpx

Dita e Evropës: Kosova sot feston, të hënën pushon !!!

Kosova po shënon 9 Majin – Ditën e Evropës, në atë mënyrë që sot feton e të hënën pushon !!!

Sipas ligjeve në fuqi të Kosovës, në rast se ndonjë festë bie ditëve të uikendit, atëherë institucionet nuk punojnë ditën e Hënë për ta ‘shënuar këtë festë’.

Në shumicën e vendeve të zhvilluara të kontinentit europian institucionet punojnë gjatë Ditës së Europës, sepse ajo është dita kur ata organizojnë një sërë aktiviteteshpër të shënuar këtë ditë.

Kosova dallohet nga vendet e zhvilluara me atë se ka papunësinë më të lartë, shkallën më të lartë të varfërisë, shkallën ndër më të lartat të analfabetizmit funksional si dhe numrin thuaja se më të lartë të festave!!!

Sui generis si gjithmonë…

Ja edhe kalendari i ngjarjeve të planifikuara për sot me qëllim të shënimit të ditës së Evropës”

Fillimisht zyra e BE-së ka organizuar një tryezë diskutimi për filmin si instrument i diplomacisë kulturore, pastaj në sheshin “Zahir Pajaziti”, është organizuar një shah simultan me mjeshtrin ndërkombëtar, Bogdan Podlesnik të të vazhduar me një panair të Bashkimit Evropian.

Kurse, pasdite, Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, hap dyert për qytetarë për tu informuar lidhur me Ditën e Evropës dhe në mbrëmje mbahet koncert në kitarë nga Petrit Çeku në Teatrin Kombëtar.

Ndërsa, Rinia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas, do të zhvillojë një aktivitet në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Ndryshe, Evropa nesër shënon ditën e vet – 9 Majin, simbol evropian, që së bashku me valutën e përbashkët – euron, flamurin dhe himnin, e paraqesin identitetin politik të Bashkimit Evropian.

Në këtë ditë në vitin 1950 Robert Shuman e prezantoi propozimin për krijimin e Evropës së bashkuar, si opsion për ruajtjen e paqes në kontinentin e ndarë dhe të shkatërruar nga luftërat. Propozimi, i njohur si “Deklarata e Shumanovit”, konsiderohet për fillim të formimit të asaj që sot e dimë si Bashkim Evropian.

Federalisti italian Altero Spibeli dhe Zhan Mone, njeriu i cili e dha inspirimin në vitin 1951 për shndërrimin e Planit të Shumanovit në Bashkësi Evropiane për qymyr dhe çelik, janë protagonistët e dy qasjeve kryesore drejt unfikimit dhe bashkimit federal respektivisht funksional të Evropës.

Marrëveshja në Paris në vitin 1951 kur u formua bashkësia evropiane për qymyr dhe çelik (ESCS), Marrëveshja për Romën për formimin e Bashkësisë Ekonomike Evropiane (EEC) dhe formimi i bashkësisë evropiane për energji atomike (Euratom) në vitin 1957, së bashku me plotësime të amendamenteve me Marrëveshjen nga Mastrihti në krijimin e Bashkimit Evropian në vitin 1992 dhe Marrëveshja nga Amsterdami në vitin 1997, e kanë krijuar bazën kushtetuese të Unionit, duke i ndërlidhur vendet-anëtare më fuqishëm se cilado marrëveshje tjetër e njohur e deritanishme mes shteteve sovrane. Bashkimi Evropian krijon legjislaturë me mundësi për aplikim të drejtpërdrejtë të saj dhe të për drejta specifike që do të jenë në dobi për të gjithë qytetarët e saj.

Fillimisht, aktivitetet e Bashkësisë kishin të bënin në krijimin e tregut të përbashkët për qymyr dhe hekur në gjashtë shtetet themeluese – Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda. Në atë periudhë paslufte, në Bashkësinë shihej si mënyrë për përforcimin e paqes, përmes bashkëpunimit në suaza të strukturës ndërkombëtare në të cilën do të tejkalohen dallueshmëritë dhe të gjitha shtetet do të trajtohen si të njëjta.