gjumi

Dita Botërore e Gjumit

March 14, 2014 Ora: 13:51

Dita Boterore e Gjumit organizohet nga World  Association of Sleep Medicine (WASM) në 14 Mars.

Sivjet ka tematiken “Gjumë i mirë, plakje e shëndetshme”.

Tema e zgjedhur këtë vit bazohet mbi vetëdijen, mbeshtetur nga studimet shkencore, që gjumi është po aq i rëndësishem sa edhe te ushqyerit e aktiviteti i rregullt fizik, si për nje zhvillim te shendetshem gjatë femijerisë ashtu edhe për t’u mbajtur ne forme ne moshën e tretë.
Kësaj i shtohet fakti që cdo individ shpenzon deri në një të tretën e jetës së tij duke fjetur. Për këtë arsye pasojat e gjumit mbi shëndetin nuk duhen nënvlerësuar: mungesa e nje gjumi te rregullt, ka pasoja negative mbi shëndetin në afat të shkurtër dhe të gjatë dhe lidhet me obezitetin, diabetin, dobësimin e sistemit imunitar dhe deri tek disa forma të kancerit. Peshën e tij nuk e mban vetëm trupi. Problemet me gjumin, në fakt, mund te çojnë në çrregullime të sferës psikologjike, si ne ankth dhe depresion.

Duke nisur nga keto baza Dita Botërore e Gjumit, ka për qëllim të tërheqë vëmendjen mbi fuqinë ripërtëritëse dhe te shëndetshme të gjumit dhe pushimit, konsideruar si “ilaçi më i mirë i natyrës”./infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.