Distria Krasniqi i siguron Kosovës medalje në Paris

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ia ka siguruar Kosovës një medalje në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Slamin e Parisit, pasi që e ka zënë një vend në finalen e kësaj gare.

Distria Krasniqi e vazhdoi me formë mbresëlënëse turneun në Paris dhe arriti ta mposhtë brazilianen Sarah Menezes në gjysmëfinale, duke e siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë, përderisa do të tentojë ta fitojë atë të artë.

Në çerekfinale kosovarja e mposhti japonezen Ai Shishime, që radhitet e dyta në ranglistën botërore për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.