Ballina / Galeria / “Disney Land” i Parisit shënon 25 vjetorin

“Disney Land” i Parisit shënon 25 vjetorin

Parku më i vizituar i europës, ai i “Disney Land” në Paris, vendosi t’i dhuronte të ftuarve të tij disa çaste të pastra magjie, me rastin e ditëlindjes së 25-të.

Miushët Miki dhe Mini, Kapiten Gremçi e kolegë të tyre kërcyen e kënduan përpara mijëra vizitorëve në parkun e famshëm të argëtimit.

Festimet kulmuan me një paradë madhështore me flota shumëngjyrëshe, nga ku personazhet klasikë të filmave të animuar përshëndesnin me dorë spektatorët.

Resorti i falshëm turistik i pozicionuar në dalje të Parisit hapi dyert  për herë të parë në 12 prill të 1992-shit.

Ai mirëpret çdo vit mijëra vizitorë, fëmijë e të rritur. Sipas Bob Chapek, drejtues i parqeve të Walt Disney, ai i Parisit ka gjeneruar afërsisht 70 miliardë euro përgjatë 25 viteve të fundit dhe punëson 15 mijë persona.

640821-sy8lzpl3e640821-h1uk-v83g640821-hkpxwwlhl640821-hyq1wpihe640821-rkxze-vi3x640821-sj9ybp82l640821-sjkxzvune640821-skuy-vuhe640821-skxezwinl

Provo po ashtu

Kështu jetojnë njerëzit në këtë fshat misterioz në Kinë

Kështu jetojnë njerëzit në këtë fshat misterioz në Kinë

Pamje të reja nga ajri tregojnë një fshati misterioz në Kinë ku banorët jetojnë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.