Ballina / TEKNOLOGJI / Disa shprehi që e dëmtojnë telefonin tuaj
telefoni

Disa shprehi që e dëmtojnë telefonin tuaj

Duket se në ditët e sotme nuk mund të bëjmë asgjë pa telefonin celular. Është kthyer në diçka të domosdoshme, prandaj edhe kujdesi që tregojmë ndaj tij është i madh. Ndonjëherë më shumë na dhimbset kur na rrëzohet telefoni sesa kur rrëzohemi vetë.

Nëse mendoni se jeni duke u kujdesur shumë mirë për telefonin tuaj, por sërish diçka nuk shkon me të duhet të dini që diku po gaboni. Me siguri jeni duke bërë disa gabime, pa e ditur që janë pikërisht ato që po jua shkatërrojnë telefonin.

Ja disa prej gabimeve që po ndikojnë negativisht në jetëgjatësinë e telefonit tuaj.

E lini në dritare ose mbi tavolinë, ku i bien rrezet e diellit

Rrezet e diellit ndikojnë në nxehjen e telefonit tuaj, por edhe pse në pamje të parë duket sikur nuk i ndodh gjë, nxehtësia ndikon në baterinë dhe produktivitetin e telefonit tuaj.

E vendosni në karikim në mënyrë të shkujdesur

Ndodh shpesh që ku jemi përgjumësh ose me nxitim e vendosim karikuesin me forcë. Kjo gjë dëmton si karikuesin edhe vendin e karikimit të telefonit tuaj.

Mospastrimi i pjesës së brendshme të telefonit

Telefoni duhet të pastrohet edhe nga brenda, pasi papastërtitë që mblidhen ndikojnë në keqfunksionimin e tij (ngadalësohet, nxehet etj.). Duhet të keni parasysh që të tregoheni të kujdesshëm ose të kërkoni ndihmën e profesionistëve për ta pastruar, pasi mund të prishni pjesët delikate të telefonit.

Zëvendësimi i baterisë origjinale me një false

Bateria është “zemra” e telefonit, asnjëherë mos e zëvendësoni me bateri false, pasi jetëgjatësia e telefonit nuk do të zgjasë.

Vendosja e telefonit në xhepin e pasmë

Vendosja në xhepin e pasmë, përveçse mund ta bëjë më të lehtë për t`ua vjedhur, mund ta dëmtojë telefonin tuaj. Mund të uleni mbi të ose mund ta dëmtoni nga presioni që mund të ushtroni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.