Ballina / Kulturë / Disa kuriozitete nga bota e artit
arti darka e fshehur

Disa kuriozitete nga bota e artit

Veprat e artit na mahnitin çdo ditë. Por, historitë që ndërlidhen me artin dhe artistët i bëjnë këto vepra edhe më intriguese…

• Nga viti 1912 e deri më 1948, Lojërat Olimpike ndanin medalje për veprat artistike të frymëzuara nga sporti!

• Fraza “state-of-the-art” që ka të bëjë për nivel të lartë e të fundit të teknologjisë, është përdorur për herë të parë më 1955.

• Piktura e vetme që ka shitur Vincent van Gogh gjatë tërë jetës së tij ishte “Vreshti i kuq” që u ble nga artistja belge Anna Boch. Ndërkaq, katër nga 21 pikturat më të shtrenjta të shitura në ankande janë të van Goghut dhe katër të Picassos.

• Kur Mona Lisa u vodh nga Luvri më 1911, vendi i zbrazët në mure tërhiqte më shumë vizitorë se kur aty ishte e varur piktura.

• “Art, emër. Kjo fjalë nuk ka kuptim” thotë “Fjalori i dreqit” i shkruar nga ushtari amerikan me dell humori, Ambrose Bierce (botuar më 1906). Ndërkaq, Fjalori i Anglishtes i Oksfordit ka 12 kuptime për emrin “art”!

• Picasso vizatoi para se të ecte dhe fjala e parë që ka thënë në spanjisht është ajo për lapsin (lápiz, që e thoshte “piz, piz”). Kështu ka thënë nëna e tij. Ndërkaq, kur ishte 13 vjeç, babai i tij piktor e ka parë tek vizatonte një pëllumb gjë që e bind se ai po e tejkalon me talent.

• Leonardo da Vinci ishte vegjetarian dhe aktivist për të drejtat e kafshëve. Blinte zogj në kafaz dhe i lironte.

• Anish Kapoor ka marrë dëmshpërblim prej 350 mijë funteve, sepse një kompani që koleksionon art ka menduar se një vepër e tij ishte bërllok ndaj e hedhin në plehra.

• Vepra tjetër më e famshme e Da Vincit, “Darka e fundit”, përfshinte edhe këmbët e Jezusit. Por, në vitin 1652, gjatë hapjes së një dere në sallën ku ishte piktura, ndërtuesit prenë pjesën e poshtme të muralit.

• Ndonëse Salvador Dali kurrë nuk shpjegonte pikturat e tij, ka thënë se ideja për orët që shkrihen i erdhi nga copat e djathit Camembert që shkriheshin nën rrezet e diellit.

@Fluidi

Provo po ashtu

churchil e delevinge

Dashuria sekrete e Churchillit

Kreu i shtetit anglez kishte një marrëdhënie sekrete me Doris Delevingne, halla e madhe e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.