Ballina / Uncategorized / Disa këshilla si të silleni gjatë intervistës për punë?

Disa këshilla si të silleni gjatë intervistës për punë?

Të gjithë herët apo vonë përballen me inervista të ndryshme për punë, të cilat shpesh mund të jenë mjaft të sikletshme.

Për të qenë sa më të sukseshëm në to  duhet të keni parasysh disa gjëra.

Mos u vononi

Duhet të jeni të sigurtë për kohën e saktë që ju kanë caktuar të intervistoheni.

Poashtu të dini lokacionin se ku ndodhet vendi, është mirë nëse një ditë përpara të vizitoni atë lagje në mënyrë që mos të humbisni kohë duke e kërkuar atë në ditën e intervistës.

Punëdhënësit i intereson nëse ju me të vërtetë jeni serioz për pozitën e punës, në momentin që ju shfaqeni me vonesë, do të mendojë që keni gjëra tjera më të rëndësishme për të bërë.

Vishuni përshtatshëm

Veshja është njëra ndër gjërat më të rëndësishme që duhet ta keni nën kontroll gjatë intervistës sepse jep përshtypjen e parë.

Nëse paraqitemi me pantollona të grisura apo me bluza me shumë ngjyra, nuk mund të dukemi mjaft serioz.

Është mirë të dukeni sa më thjeshtë, pastër dhe më zyrtarë.

Preferohen këmishat, kravatë e setër për meshkuj ndërsa për femra fund jo shumë i shkurtë, pantallona, këmishë apo bluzë një-ngjyrëshe dhe sa më natyrale me grimin.

Paraqituni të lumtur

Nervoza, depresioni apo stresi mund të ju bëjnë të dukeni tip më negativ, të cilët nuk preferohen edhe aq nga punëdhënësit.

Nëse nuk jeni dhe aq të gëzuar për atë vend pune, mos aplikoni fare.

Vetëm në rast se keni shumë nevojë për para.

Përgadituni

Shpesh-herë intervistuesi bën shumë pyetje dhe kjo mund të shkaktojë stres tek ju.

Do të ndëgjoni pyetje nga më të ndryshmet duke u munduar që të kuptojnë arsyen pse ju e doni atë punë.

Praktikoni në shtëpi para pasqyres, në mënyrë që të jeni më të përgaditur për kthimin e përgjigjes.

Mendohu dhe përgjigju

Pas çdo pyetje, merrni nga 5 sekonda për tu menduar rreth përgjigjes.

Ndihmon që edhe ju të keni përgjigje më të plotë por edhe të kontrolloni emocionet më mirë e të dukeni më të relaksuar.

 Mos përdorni fjalë ofenduese

Fjalët ofenduese gjatë intervistës nuk pranohen në asnjë mënyrë.

Dukeni person negativ.

Bëni pyetje të menqura në fund të intervistës.

Zakonisht ju pyesin se a keni diqka tjetër për të shtuar.

Mos pyetni për rrogën apo kohën e pauzës për drekë, pyetni diçka rreth hulumtimeve që kanë bërë ajo kompani apo rreth pozitës tuaj.

Lexoni më herët informata për ta

Leni përshtypje të mirë kur të përshëndeteni.

Mos harroni gjithmonë: faleminderit dhe ditën e mirë, shkruani dhe një email falenderimi me vonë.

Check Also

Arkeologët kanë zbërthyer shkrimet 3200 vjeçare

Një ekip arkeologësh zviceranë dhe holandezë të cilët deshifruan mbishkrimin në një pllakë guri prej …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *