Ballina / Reçeta / Disa këshilla praktike për gatimin

Disa këshilla praktike për gatimin

Një shefe kuzhine australian ju ndihmon të zgjidhni disa probleme të vogla në kuzhinë.  Justin tregon se si ti shpëtoni për shembull prerjres së qepës pa të djegur sytë.

“Ka disa truke si të shpëtoni, si për shembull të vendosni syze. Por nëse nuk doni të vini syze, ka disa gjëra të tjera, si të lani duart menjëherë pasi keni prerë qepën. Kjo ndalon lotët”, ka thënë Justine Schofield për Huffington Post.

Ajo sugjeron që të vendosni qepët në një tas me ujë pasi ti keni qëruar për ti larguar disa nga vetitë djegëse.

Dhe për të pasur vezë siç e doni mund të jetë e vështirë. “Nëse doni një vezë të zjerë shumë, vendoseni në tenxhere me ujë të ftohtë dhe e vendos të zjejë.Nga momenti që nis të zjejë e lini për 8.10 minuta e më pas kalojeni në ujë të akullt.

Ajo paralajmëron që nëse vendosni vezët e freskëta direkt në ujë që zjen ato do të thyhen. Ndërsa kur e doni të surbullt, ajo sugjeron ta zjeni në të njëjtën mënyrë por vetëm për 5 minuta. Ajo thotë se i shton pak kripë ujit që zjen për të evituar krisjen.

Ndërsa blogeri britanik i ushqimeve, Martin King ka disa këshilla për gatimin e salsiçeve që nuk mungojnë në mëngjeset e shumë njerëzve. Ai mendon se shumë njerëz i humbin shijen duke e skuqur. Sipas tij, ato duan gjysmë ore të gatuhen në tigan me pak gjalpë.

“Më e lartë nxehtësia aq më pak do të ketë yndyrë, aq më shpejt do tu digjet lëkura dhe vështirë që salsiçja të gatuhet në mes të saj pa iu djegur anët.

Check Also

Domate dhe vezë të skuqura

Të skuqura së bashkë, vezët dhe domatet përbëjnë një ushqim të shpejtë plot proteina dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *