Ballina / RAJONI / Diplomati i State Departmentit në takim të veçantë me Gjuriqin
diplomati amerikan dhe gjuriqi

Diplomati i State Departmentit në takim të veçantë me Gjuriqin

Zakonisht, diplomatët amerikanë, kur vijnë në rajon, vizitën e nisin nga Prishtina. Sot ka ndodhur e kundërta. Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, ka shkuar së pari në Beograd.

Përveç Presidentit dhe Kryeministres, ai e ka takuar enkas edhe një zyrtar të ulët, Marko Gjuriqin, i cili para dy javësh u arrestua dhe u soll i lidhur në Prishtinë. Çfarë mesazhi është ky?

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar sot me ushtruesin e detyrës së zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Evroazi, Matthew Palmer.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Qeveria serbe, Gjuriq e Palmer kanë biseduar “për dhunën kundër popullit serb dhe kundër përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë demokratike të serbëve në Kosovë”.

Gjuriq e Palmer, thekson komunikata e ekzekutivit serb, “kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe janë pajtuar që mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe në mënyrë paqësore, dhe se provokimet dhe urrejtja nuk i shërbejnë stabilitetit rajonal”.

Palmer, sipas qeverisë serbe, ka shprehur mbështetjen e plotë të Amerikës për dialogun në Bruksel, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, dhe për përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës – dhe i ka nxitur të dyja palët të zbatojnë të gjitha aspektet e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Në takimin mes Gjuriqit dhe Palmerit ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott.

Check Also

millo gjukanoviq

Gjukanoviq fiton zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Lideri veteran, Millo Gjukanoviq ka fituar 53.8 të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *