Diplomacia Ekonomike kërkon angazhim!

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës premton angazhim të shtuar në drejtim të diplomacisë ekonomike, ndërkohë që zyrtarë të Odës Ekonomikë thonë që institucionet vendore është dashur të veprojnë më herë dhe të jenë më pragmatik në këtë drejtim.

Si çështje e avancimit të raporteve të Kosovës me vendet tjera me fokus të veçantë në tërheqjen e investitorëve të huaj, mbetet diplomacia ekonomike .

“Misionet diplomatike-konsullore së bashku me Departamentin për Diplomaci Ekonomike po vazhdojnë: me promovimin e ekonomisë së Kosovës, me qëllim të tërheqjes të sa më shumë investitorëve të huaj, mbështetjen e eksportuesve kosovarë që kërkojnë mundësi të reja në tregjet e huaja, mbrojtjen e interesave të bizneseve kosovare që tanimë janë duke vepruar jashtë Kosovës, si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizmat ekonomik ndërkombëtar”, thonë nga zyra për Informim e Ministrisë së Jashtme për radio kosovën.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Oda Ekonomike e Kosovës më herët kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, me të cilin bashkërendojnë aktivitetet për ta intensifikuar diplomacinë ekonomike të Kosovës.
Drejtori i OEK-së, Safet Gërxhaliu thotë se institucionet kosovare duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim, veçanërisht tani kur Kosova vazhdon të mbetet vendi më i varfër, në Europë.

“ Ne kemi bërë presione të shumta dhe kemi rekomanduar shumë herë tek institucionet shtetërore në forcimin e diplomacisë ekonomike. Ne qoftë se analizohet fakti që nga viti 1999 nuk kemi pasur një qasje më pragmatike besoj që është më se e nevojshme që në këtë drejtim të jemi më të organizuar.”

Viteve të fundit Ministra e Jashtme dhe misionet diplomatike të Kosovës kanë organizuar një varg konferencash për investime në shumë vende të botës, duke përfshirë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, dhe vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.

Sipas MPJ-s, përmes diplomacisë ekonomike Kosova tenton që të sigurojë numrin e konsiderueshëm të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përmes të cilave gradualisht diplomacia ekonomike do të mbetet ndër prioritet kryesore të institucioneve shtetërore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.