Dior nuk ndalet, eksploron hapsira të reja

Shtëpia e modës Dior, është shtrirë drejt kufijve të rinj me koleksionin e fundit të saj, duke këmbyer Parisin me Kaliforninë dhe duke i dhënë koleksionit një prekje të dukshme uestern. Modelet parakaluan në një pasarelë të mbuluar nga pluhuri në kodrinat e Kalabasas, të veshura me një stil të frymëzuar nga perëndimi i largët, kombinuar me detaje meksikane apo peruane.

Në spektaklin që u mbajt në Los Anxhelos morën pjesë edhe personalitete si Rihana, Charlize theron, Kate Bosworth dhe këngëtari Nik Jonas.

Spektakli ishte projektuar nga Maria Grazia Chiuri, në mënyrë të tillë që koleksioni të shihej si një numër veshjesh dhe jo si kostume të plota. Stilistja, tha për Reuters disa ditë para sfilatës se mendonte që gruaja moderne e Diorit duhet të jetë argëtuese, të luajë me modën…”unë nuk dua të imponoj asgjë”, tha ajo. “Dua të kem një dialog me gjeneratën e re të femrave Dior në mënyrë që ato të mund të zgjedhin, të bëjnë kombinime, të jenë më mendjehapura”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.