Ballina / KRYESORE / DioGuardi mposht propagandën serbe në Kongres

DioGuardi mposht propagandën serbe në Kongres

Vrasja dhe zhdukja e gjurmëve të tre vëllezërve shqiptarë Bytyçi në Serbi në korrik të 1999 ua ka mbyllur gojën e lobuesve serbë në Kongresin Amerikan.

Kjo ka ndodhur në seancën dëgjimore të Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongresin Amerikan dhe Nënkomitetin mbi Evropën në Dhomën Përfaqësuese, ku po diskutohej për progresin dhe sfidat në Ballkanin Perëndimor, informon INA.

Ivan Vejvoda, zëvendës president i Fondit Gjerman “Marshall” në SHBA në fjalën e tij mbi zhvillimet në Ballkan në cilësinë e lobuesit serb ka nisur të flas për përparimin e Serbisë.

Ai e ilustroi dëshminë e tij me siç tha ndryshimet në politikën e Serbisë, qasjen që ka Serbia sot ndaj Kosovës me bisedimet në Bruksel, dhe se sipas tij, kjo ka bërë që Serbia ka bërë shumë progres dhe meriton më shumë për të qenë në BE.

Por, kundër kësaj propagande të lobimit në kë seancë ka reaguar ish-kongresisti shqiptaro – amerikan Joe Dioguardi nga Liga Qytetare Shqiptaro – Amerikane.

Ai me shumë argumente të shpalosura për gjenocidin serb dhe dëshmi tjera për politikën e vazhdueshme destruktive serbe, ka hedhur poshtë dëshminë e Vejvodës.

Pas kësaj ka qenë edhe reagimi i kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Dhomës Përfaqësuese, kongresistit republikan, Dana Rohabacher, i cili pas një replike të fortë ndaj Vejvodës, e pyeti ate se: Çfarë ka bërë Serbia për çështjen e vëllezërve Bytyçi, tre shtetasve amerikanë që u vranë 16 vjet më parë në Serbi? A mos duhet të presim edhe 16 vjet të tjera?.

Rohabacher kërkoi që Serbia të gjejë vrasësit dhe t’i dënojë ata.

Reagimet e DioGuardit dhe Rohabacher për fatin e vëllezërve Bytyçi is kanë mbyllur gojën e lobistit serb.

“Pas gati 16 vjetësh nga vrasja e tre shtetasve amerikanë me prejardhje nga Kosova, procesi i gjetjes dhe gjykimit të autorëve vazhdon të jetë shumë i ngadalshëm” ka theksuar kohë më parë Fatos Bytyçi, vëllau i Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçit, të cilët në korrik të vitit 1999 u vranë nga forcat serbe në Petrovo Selo të Serbisë.

Fatos Bytyçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës theksoi se me ndihmën e qeverisë dhe disa ligjvënësve amerikanë ai do të vazhdojë përpjekjet për përshpejtimin e këtij procesi. (N.P/INA)

Provo po ashtu

Maas: Gjermania kundërshton ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë për stabilitetin në rajon, thotë ministri …