Ballina / Reçeta / Dieta dy javore japoneze
vegjetarianet

Dieta dy javore japoneze

Gjatë kësaj diete dyjavore mund të llogarisni në humbjen e deri shtatë kilogramëve. Dy-tri ditët e para mund të jenë të vështira, por pastaj çdo gjë shkon shumë lehtë.

Mund ta mbani në çfarëdo stine, sepse ushqimet e përfshira në këtë dietë janë në dispozicion gjatë tërë vitit.

Dieta ka dy cikle, respektivisht çdo ditë përsëritet pas një periudhe të caktuar – në kllapa mund të shihni kur duhet të përsërisni menynë.

Dita e parë (dita e 13-të)
Mëngjesi: kafe e zezë;
Dreka: dy vezë të ziera mirë, sallatë nga lakra e zierë me vaj bimor, një gotë lëngu domatesh pa kripë;
Darka: peshk nga skara ose i zier.

Dita e dytë (dita e 11-të)
Mëngjesi: kafe e zezë, një copë bukë e zezë;
Dreka: peshk nga skara ose i zier. Sallatë perimesh ose lakre;
Darka: 200 g mish lope i zier, një gotë jogurt;

Dita e tretë (dita e 8-të)
Mëngjesi: kafe e zezë, bukë e thekur (nga buka e zezë);
Dreka: një kungull i njomë i madh i pjekur, mollë;
Darka: 2 vezë të ziera shumë, 200 g mish lope i zier, sallatë nga lakra e freskët me vaj bimor.

Dita e katërt (dita e 9-të)
Mëngjesi: kafe e zezë;
Dreka: vezë të ziera mesatarisht, 2 karota të mëdha të ziera me vaj bimor, 15 gramë djathë i fortë;
Darka: pemë.

Dita e pestë (dita e 10-të)
Mëngjesi: karotë e freskët me lëng limoni;
Dreka: një peshk i madh i zier ose i pjekur, një gotë lëng domateje pa kripë;
Darka: pemë.

Dita e gjashtë (dita e 14-të)
Mëngjesi: kafe e zezë;
Dreka: gjysmë pule e zier, sallatë lakre ose karotë me vaj bimor;
Darka: 2 vezë të ziera, sallatë perimesh.

Dita e shtatë (dita e 12-të)
Mëngjesi: çaj pa sheqer;
Dreka: 200 g mish lope i zier, pemë;
Darka: zgjidhni darkën nga cilado ditë, përveç ditës së tretë.

Të dhëna shtesë:

– Me këtë dietë është e obligueshme shëtitja të paktën 30 minuta në ditë.
– Gjatë ditës duheni të pini një litër ujë me pak gaz me lëngun e një limoni, më së miri kur ndieni etje, e jo gjatë kohës së shujtës.

Check Also

Trangulli

Trangulli dhe përdorimi i shumëfishtë i tij

Është i freskët dhe përmban sasi të lartë të ujit. Por ka edhe shumë benefite …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *