Ballina / Shkencë / Dielli i dytë në qiellin tonë !

Dielli i dytë në qiellin tonë !

‘As që flitet për apokalipsin’, i ka deklaruar dr. Carter mediave të Australisë. Sipas tij, supernova do ti sjellë planetit Tokë elementet e nevojshme për vazhdimin e jetës dhe për kontinuitetin e saj .

Supernova, shpërthimi i së cilës mund të shkaktojë ‘spektaklin’ më të madhë të ndriçimit prej kur është krijuar planeti tokë, është bërë temë e mediave të shumta botërore.

‘Drita qç do të shkaktohet nga Supernova, do të bëj që nata të shndërrohet në ditë, kurse planeti tokë do të jetë i ndirçuar për të paktën dy javë rresht’, shkruan e përditshmja londineze Telegraf.

Ylli Betelgeuse, që gjindet 640 vjet drite larg Tokës, është gjiganti i kuq, të cilit po i vije fundi. Kjo nënkupton se ai është shumë afër shpërthimit, shkruan gazeta londineze.

‘Në momentin e shpërthimit qielli mbi Tokë do të duket sikur ka një diellë të dytë, karshi këtij ekzistuesit’ , shkruan gazeta britanike.

Sipas saj astronomët nuk janë të sigurt se kur saktësisht do të ndodhë ky shpërthim. Gazeta citon ligjëruesin e fizikës Brad Carter, studiues në Universitetin Kuinsland të Australisë . Sipas carter, shpërthimi mund të ndodhë nga fundi i këtij viti, apo në çdo kohë tjetër.

Edhepse lajmi për shpërthimin eventual të këtij ylli që gjindet në Orion ka nxitur në spekulime të shumta, ndër të cilat ka edhe sosh që këtë shpërthim e lidhin me ‘fundin e botës’, shkenca e interpreton atë mbi baza të fakteve shkencore, që e thonë të kundërtën.

‘As që flitet për apokalipsin’, i ka deklaruar dr. Carter mediave të Australisë. Sipas tij, supernova do ti sjellë planetit Tokë elementet e nevojshme për vazhdimin e jetës dhe për kontinuitetin e saj .

“Kur yjet shpërthejnë, e para që kemi vërejtur janë rebeshi i substancave të quajtura neutrino’ thotë Carter, sipas të cilit këto substanca janë shumë të rëndësishme për jetën në Tokë.

Ç’është e vërteta e gjithë Toka përbëhet nga substancat e gjithë sistemit solar, përfshirë këtu edhe elementet më të rënda, vazhdon shkencëtari Australian .

“Faktikisht, gjërat si ari, argjendi, pastaj elementet e tjera me peshën e rëndë specifike, madje edhe uraniumi, të gjitha këto janë të krijuara nga supernovat e të së kaluarës, prandaj edhe Betelgeuse, do të krijoj për ne elemente e atome të cilat planeti Tokë dhe organizmat njerëzor i bartin në vende nga të gjitha shpërthimet e të së kaluarës”, ka deklaruar Dr Carter.

@Info GLOBI

Provo po ashtu

qelizat mikroskopike

Deshifrohen pamjet mikroskopike të mostrave kancerogjene

Për 150 vjet, patologët kanë qenë duke shikuar në mikroskopë për mostrat e indeve të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.