Ballina / Biznes / Karrierë / Dida: Nevojitet strategji të re e telekomunikimeve për Kosovë
agron dida

Dida: Nevojitet strategji të re e telekomunikimeve për Kosovë

Ditë më parë kryetari i Bordit të ARKEP Kreshnik Gashi ka pranuar letrën e Drejtorit Gjeneral për Komunikim dhe Rrjeta të Komisionit Evropian të BE-së, z.Roberto Viola në të cilën njoftohet për vendimin e Komisionit Evropian, përkatësisht komisioneres Mariya Gabriel për pjesëmarrje të Autoritetit Rregullativ të komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) të Kosovës në të gjitha nivelet e punës së Entit të Rregullatorëve Evropianë për Komunikime Elektronike (BEREC).

Me këtë vendim ARKEP fiton të drejtën për pjesëmarrje në Bordin e Rregullatorëve, Grupet Punuese dhe Bordin Menaxhues të Zyrës së BEREC.

Eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida, tha se Kosova ka nevojë për strategji të re të telekomunikimeve.

“Duhet të ketë një plan, apo strategji të re. Pasi që rrethanat kanë bërë që duhet të ecim me kohën e zhvillimet e teknologjisë. Hapat e zhvillimit të teknologjisë, e kapërcejnë ata të strategjisë”, tha Dida sot në emisionin “Ekonomiks”, në RTK3.

Sipas tij pranimi i Kosovës në BEREC është një arritje për Kosovës.

Provo po ashtu

pamje nga protesta e sotme per telekomin

Bedri Istrefi: Kontrata me “Z Mobile” shkëputet me 30 Korrik

Telekomi e shkëput kontratën me Zmobile. Njoftimi për shkëputje bë në protestën e punëtorëve të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.