Ballina / KOSOVA / Dida: Kodi telefonik element i shtetësisë së Kosovës
kodi 383

Dida: Kodi telefonik element i shtetësisë së Kosovës

Profesori universitar Agron Dida ka thënë se kodi i telefonisë 838 është element i shtetësisë së Kosovës. Sipas tij, bërja e Kosovës me Kodin telefonik +383 do të thotë reklamë e mirë për shtetin e Kosovës tek shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Ai ka folur të premten në “55 minuta” te RTK 3.

“Numër i madh i kompanive mund ta fusin Kosovën në databazë. Nuk ka reklamë më të mirë për Kosovën tek vendet që nuk e kanë njohur Kosovën se sa kur e ke kodin tënd, dhe përfaqësohesh në institucione ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Dida e ka parë sukses të jashtëzakonshëm të Kosovës marrëveshjen për kod me Serbinë.

“Kjo është marrëveshja më e mirë që është arritur me Serbinë”, ka thënë ai.

Dida është shprehur se Kosova duhet të jetë më shumë proaktive për aspektet që e rregullojnë jetën e qytetrëve.

“Në kohën kur bisedonim për kod, unë kam shprehur mendimin që ana jonë duhet të jetë më proaktive. Po kështu vlenë edhe për aspektet e tjera dhe jo vetëm për kodin telefonik. Edhe për aspektet e tjera që e rregullojnë jetën e qytetarëve”.

Duke u ndaluar te çështja e kodit, Dida ka thënë se ish-kryeadministratori i Kosovës, Bernard Kushner, kishte bërë aferë të madhe me kodin telefonik.

@Fluidi

Provo po ashtu

ahmet isufi

Isufi: Punësimet familjare dukuri e pasluftës, dihet kush e ka pas pushtetin më gjatë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ahmeti Isufi ka folur për punësimet e shumta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.