Ballina / KURIOZITETE / Diçka misterioze në univers, shkencëtarët mendojnë se është Planeti i Nëntë
diçka misterioze në univers, shkencëtarët mendojnë se është Planeti i Nëntë

Diçka misterioze në univers, shkencëtarët mendojnë se është Planeti i Nëntë

Një nga misteret më të mëdha në univers duket se është gati të zgjidhet.

Shumë astronomë janë të bindur se “Planeti i Nëntë” ekziston përtej Jupiterit. “Sa herë që bëjmë një foto”, tha Surhud More, një astronom në Universitetin e Tokios, për Washington Post, “ekziston mundësia që Planeti i Nëntë të kapet në fotografi”.

Përderisa dëshmitë për ekzistencën e tij ende janë duke u grumbulluar, asnjë teleskop deri më tani nuk ka qenë në gjendje që ta vërejë atë, transmeton Gazeta Express.

Michael Brown, një astronom në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, thotë se është “shumë optimist” se dikush do ta gjejë atë së shpejti – por ekspertët thonë se planeti mund të jetë krejtësisht i padukshëm ndaj observatorëve ekzistues.

Astronomët ka kohë që debatojnë nëse në univers ekziston edhe një planet i nëntë përtej Plutonit, por një studim i fundit mund të hedhë dritë mbi atë se planeti misterioz mund të jetë i vërtetë.

Hulumtuesit vërejtën një objekt të largët shkëmbor, për të cilin thonë se u dërgua në një “orbitë të pazakonshme” nga tërheqja gravitacionale e një planeti të paeksploruar.

Ata thonë se gjetjet e tyre janë një dëshmi e fortë se i ashtuquajturi ‘Planeti i Nëntë’ ekziston. Planeti i Nëntë u tha si teori për herë të parë më 2016, kur ekspertët në Caltech vërejtën një grup objektesh të akullta në skaj të sistemit tonë diellor.

Provo po ashtu

Nxehtësia ‘krijon’ liqenin në lartësi 3 mijë metra

Një alpinist në Alpet franceze në fund të qershorit bëri një foto që është e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.