fbpx

Diasporë, votimi me postë përfundon 24 orë pas ditës së zgjedhjeve

Mbrëmjen e kaluar U.D së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka zyrtarizuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

14 shkurti është dita kur qytetarët do t’u drejtohen qendrave të votimit, për të zgjedhur të parin e tyre, si dhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor u bë e ditur se fushata zgjedhore për partitë politike fillon me datën 3 shkurt dhe përfundon me datën 12.

Fushata zgjatë 10 ditë gjithsej, kurse sa i përket aplikimit të diasporës për regjistrim në votim fillon më 13 janar, deri më 24 janar.

“Periudha e votimit përmes postës fillon me dy shkurt dhe përfundon 24 orë pas zgjedhjeve”.

Duhet përkujtuar që edhe në zgjedhjet e kaluara pati një numër të madh të votuesve nga diaspora, që votat e tyre padyshim kanë një rëndësi të madhe për secilin kandidat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.