Ballina / KRYESORE / Dialogu i ngrirë
Philip Reeker

Dialogu i ngrirë

Për dialogun Kosovë-Serbi, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker ka bërë të ditur se ka biseduar edhe me sekretarin amerikan të shtetit Majk Pompeo, nga i cili ka kërkuar një rol më të fortë të SHBA-së në këtë proces

Reeke tha se: “SHBA është e gatshme që të përfshihet më shumë në procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, por këtë nuk mund ta bëjë përderisa dy palët, nuk marrin vendim për t’iu kthyer dialogut”. Kështu tha ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker, në një deklaratë dhënë Zërit të Amerikës.

Ndërsa, presidenti francez Emmanuel Macron, planifikon të emërojë një të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, i cili do të luajë rol aktiv në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Siç shkruan gazeta serbe Blic: “Franca dëshiron rol kyç në zgjidhjen e problemeve midis Prishtinës dhe Beogradit. Përmes të dërguarit francez për Ballkanin Perëndimor, Macron synon të forcojë ndikimin e tij në rajon”.

Nga ana tjetër kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq kërkon nga autoritetet në Kosovë që të kenë guximin dhe të ndryshojnë vendimet e tyre dhe dialogu të vazhdojë. Bernabiq tha se: “Ne jemi të gatshëm çdo ditë për dialog, sepse është e vetmja mënyrë për të pasur stabilitet, për t’i mbajtur njerëzit të gjallë dhe në paqe”. Sipas një studimi sic tha kryeministrja serbe, 91 për qind e njerëzve në Kosovë nuk duan konflikt të ngrirë, por duan të vazhdojë dialogu.

 

Provo po ashtu

zgjedhjet

Prokuroria: Deri 5 vjet burg pë ata që shkelin “votën”

Që nga viti 2014 e deri më sot, rreth 2 mijë persona të Kosovës janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.