Ballina / RAJONI / Dhjetëvjetori i Fondit Evropian për Ballkanin

Dhjetëvjetori i Fondit Evropian për Ballkanin

Me një dokumentar të shkurtër mbi historinë e Ballkanit, në kinotekën jugosllave në Beograd, sonte u shënua dhjetëvjetori i Fondit Evropian për Ballkanin (FEB).

Në natën e parë të kësaj ngjarjeje dy ditore momenti më i rëndësishëm u shënua me prezantimin e “Deklaratës mbi Partneritetin e Evropës dhe Ballkanit”, dokument vizionar për të ardhmen e rajonit, i cili është krijuar nga ekspertë rajonalë dhe evropianë. Përmes saj u paraqitën rezultatet e punës së këtij dhjetëvjeçari në forcimin e bashkëpunimit dhe evropianizimit të rajonit, si dhe qasjen e re për transformimin e së tashmes dhe të ardhmes së Ballkanit.

Sipas kësaj deklarate, viti 2018 do të shënojë një kthesë historike, kurse strategjia e re e Komisionit Evropian dhe samiti i Ballkanit Perëndimor i planifikuar për maj 2018, do të konfirmojnë angazhimin e fuqishëm të BE-së për të përmbushur objektivat.

“Aderimi në BE nuk është synim në vetvete, por mundësi për transformim të plotë të Ballkanit. Është e nevojshme të rishikohen dhe të ripërtërihen stimujt dhe shpërblimet për integrimin evropian, por edhe të rivilatizohet kushtëzimi i bazuar në vlerat evropiane. Nëse BE-ja duhet të vendosë kërkesa rigoroze, atëherë qasja e saj duhet të jetë e përcaktuar qartë, e menjëhershëm dhe tërheqëse. Nëse rajoni e shfrytëzon këtë mundësi, mund të bëhet pjesë e BE-së dhe të barazojë zhvillimin demokratik, social dhe ekonomik me shtetet anëtare të BE-së. Megjithatë, nëse BP e humb këtë mundësi, rrezikon të mbetet pa BE-së, pa ndonjë drejtim të qartë, e ekspozuar ndaj destabilimzit të mëtejshëm”, thuhet në një pjesë të kësaj deklarate.

Fondi Evropian për Ballkanin është iniciativë e fondacioneve evropiane që udhëheqin dhe mbështesin programet, projektet dhe organizatat që synojnë forcimin e demokracisë, nxitjen e integrimeve evropiane, si dhe afirmimin e rolit të Ballkanit Perëndimor në adresimin e sfidave që paraqiten në Evropë.

Provo po ashtu

Kapet një grup kriminal që trafikonte armë dhe municione nga Shqipëria drejt Greqisë

Policia greke tha se goditi një grup kriminal që trafikonte armë dhe municione nga Shqipëria …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.