fbpx

Dhjetë profesionet më të këqija në botë

Faqja amerikane CareerCast.com ka publikuar studimin e saj me listën e profesioneve më të mira dhe më të këqija në botë sipas së cilës gazetarët gjenden në vendin e pestë me profesionin më të keq.Wall Street Journal ka publikuar studimin e faqes amerikane të internetit CareerCast.com. Kjo faqe ka hartuar listën e profesioneve më të mira dhe më të këqija në botë sipas së cilës gazetarët gjenden në vendin e pestë me profesionin më të keq.

Sipas kësaj liste, profesioni më i keq është ai i druprerësit, prodhuesit e qumështit janë në vendin e dytë, ushtarët në të tretin, punëtorët në platformat e naftës në të katërtin, ndërsa gazetarët të të gjitha medieve- të shtypit, të radios e të televizionit- janë në vendin e pestë.

Në listën e punëve më të këqija në botë , në vendin e gjashtë janë kamerierët, në të shtatin pjatalarësit në restorante, ndërsa në vendin e dhjetë janë kasapët.

Në majë të listës së profesioneve më të mira këtë për këtë vit janë të punësuarit në sektorin e informatikës, pastaj analistët në kompanitë e sigurimeve dhe shefat e ngarkuar për burimet njerëzore.

Lista është përgatitur sipas disa kritereve si lartësia e pagës, rreziku i mbetjes pa punë, ekspozimi ndaj stresit të madh dhe kushteve të vështira të punës, perspektivës së përparimit në karrierë si dhe angazhimit të madh fizik./infoglobi/v.b.