Ballina / BOTA / Dhjetë persona të lënduar pas të shtënave në Mançester
Dhjetë persona të lënduar pas të shtënave në Mançester

Dhjetë persona të lënduar pas të shtënave në Mançester

Dhjetë persona janë dërguar në spital, pas të shtënave në zonën Moss Side në Mançester, ka njoftuar policia.

Policia ishte thirrur në orën 2:30 të së dielës dhe ka gjetur disa persona të lënduar. Shumica e të lënduarve thuhet se nuk kanë lëndime të rënda.

Shumë njerëz ishin në këtë zonë, ku është mbajtur një Karnaval i Karaibeve.

“Zyrtarët policorë janë duke u munduar që të kuptojnë pse ka ndodhur ky incident dhe kush është përgjegjës. Zona është duke u kontrolluar dhe jemi duke biseduar me njerëzit që kanë qenë në vendin e ngjarjes. Ka mundësi që të shikojmë edhe kamerat e sigurisë, në mënyrë që të kuptojmë të gjitha faktet”, tha detektivja Debbie Dooley.

@Fluidi

Provo po ashtu

George Bush i vjetri

Vdes ish-presidenti i SHBA-ve, George Bush

Ka vdekur në moshën 94 vjeçare sh-presidenti amerikan George H.W Bush, i njohur edhe si …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.