Dëshmi se jashtëtokësorët ekzistojnë?

Edhe 68 vite pas kinse rënies së UFO-s në qytezën Roswell në New Mexico, një grup entuziastësh
janë tubuar dhe kanë organizuar ekspozitën me titull “Bëhu dëshmitar”. Në këtë prezantim janë
paraqitur kinse fotografi që kurrë s’janë para, në të cilat qartas shihet një qenie e panjohur…
Adhuruesit e OFO-ve kanë zbuluar edhe se ku i kanë gjetur ato fotografi.

– Janë lënë në bodrumin e një shtëpie në qytetin Sedoni…

Prezantimi ka tërhequr vëmendje të madhe në ShBA, ndonëse gati se është e sigurt se është fjala
për ndonjë marifet marketingu apo mbi një mashtrim të madh të menduar mirë: për ekspozitë duhet
paguar 300 dollarë…

Roswell ka hyrë në “fokus” të opinioni në vitin 1947, kur në mjedis të shkretëtirës është rrëzuar një
fluturake e panjohur. Kurrë nuk është sqaruar çfarë ka ndodhur në të vërtetë në New Mexico, dhe
natyrisht se gjatë viteve janë zhvilluar shumë teori – prej suhtrimeve të ushtrisë amerikane, rënia e një
baloni meteorologjik e deri të rrëzimi i një anieje kozmike. -InfoGlobi