Ballina / EKOLOGJI / Deri në amshim në mbrojte të mjedisit
veturat ekologjike

Deri në amshim në mbrojte të mjedisit

Zgjidhja është e preferuar në vendin ku edhe energjia elektrike prodhohet në masën më të madhe të saj, në mënyrë miqësore me ambjentin, nga fuqia hidrike.

Ata që duan të shpëtojnë planetin edhe nga jeta e përtejme, në Oslo, një shtëpi funeralesh, ofron transportin për në banesën e fundit me një makinë elektrike “Tesla”, në një kohë kur këto të fundit po pushtojnë rrugët në vendin skandinav.

Të pasur apo jo, të rinj apo të moshuar, banorë të qytetit apo fshatit, norvegjezët, përfshirë edhe princin e kurorës Haakon, gjithnjë e më shumë po kalojnë tek makinat elektrike.

Që nga makinat e përballueshme Nissan Leaf, e deri tek luksozja Tesla, më shumë se gjysma e makinave të reja të shitura në vend, në mars, ishin me bateri dhe jo me karburant.

Kjo është e paprecedentë në Norvegji, por edhe në vende të tjera, dhe tendenca pritet të thellohet akoma më shumë me ardhjen e modeleve të reja të makinave, që ofrojnë një varietet më të madh.

Edhe pse vendi nordik është prodhuesi më i madh i naftës në Europën Perëndimore, ai zyrtarisht po synon që të gjitha makinat e reja të shitura të lëshojnë zero emetime, deri në 2025./bbgreenkosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.