merdare, kufiri, infoglobi

Deri më 15 nëntor vendkalimi në Merdare është i mbyllur për qarkullim

Policia e Kosovës njohton qytetarët se vendkalimi kufitar në Merdare do të jetë i mbyllur për qarkullim deri më 15 nëntor, për shkak të punimeve që po zhvillohen aty. 

“Në Pikën e Kalimit të Kufirit Merdare, snga sot deri 15 nëntor, do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut/qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale të kalimit kufitar” theksojnë autoritetet policore.

“Andaj me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme, informojmë të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht t’i shfrytëzojnë Pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë”, thonë mes tjerash ata.

Policia e Kosovës edhe më parë ka njoftuar qytetarët lidhur me punimet që po zhvillohen në atë pikë kontrolli kufitar dhe me rrjedhën e qarkullimit në hyrje dhe dalje të vendit tonë, duke pas parasyshë përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.