Ballina / KRYESORE / Deri më 2030, robotët do të nxjerrin nga puna 800 milionë punëtorë
robotët

Deri më 2030, robotët do të nxjerrin nga puna 800 milionë punëtorë

Deri në 800 milionë punëtorë në të gjithë botën do të humbasin vendin e tyre të punës deri në vitin 2030 dhe do të zëvëndësohen nga robotë.

Studimi i bërë në 46 shtete dhe 800 profesione nga Instituti Global i McKinsey zbuloi se do të preket 1/5 e forcës globale të punës.

Studiuesit u shprehën se 1/3 e fuqisë punëtore në vende të pasura si Gjermania dhe SHBA mund të kenë nevojë të trajnohen për punë të tjera.

Mekanikët dhe guzhinierët do të goditën më rëndë, thotë raporti.

Vendet më të varfra që kanë më pak para për të investuar në automatizim nuk do të ndikohen aq shumë, sipas McKinsey.

Gjtiashtu punë të tilla si agjentët e hipotekave, ekonomistët dhe disa punonjës në zyra të posaçme do të preken nga automatizimi.

Punët që kërkojnë ndërveprime njerëzore, siç janë mjekët, avokatët, mësuesit dhe kopashtarët shihen nga McKinsey si më pak të prekshme. Në vendet e zhvilluara, nevoja për një arsim universitar do të rritet, pasi vendet e punës që kërkojnë më pak arsim do të zvogëlohen.

Vetëm në SHBA, 39 deri në 73 milion vende pune mund të eliminohen deri në vitin 2030, por rreth 20 milionë punëtorë do të mund të transferohen lehtësisht në industri të tjera, sipas raportit të McKinsey.

Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, 20% e vendeve të punës aktuale do të automatizohen gjatë të njëjtës periudhë.

Check Also

qeveria

Delegacioni i BE-së në Kosovë, diskutohet lufta kundër terrorizmit

Delegacioni i BE-së nga Brukseli ka takuar autoritetet e Kosovës për të diskutuar me ta …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *