fbpx

Deputetja Geci përmend të vrarët e pasluftës, kryesuesja i ndali fjalën

Në seancën e sotme ku pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është tensionuar situata në mes të vajzës së Gani Gecit dhe kryesueseje Arbërie Nagavci.

Kjo pasi Marigona Geci filloi të përmend emra të të vrarëve në seancë.

Me këtë rast Nagavci i`a ndali fjalën gjë që bëri që ajo t`i shkoj edhe tek vendi i saj.

“Në emailin tim zyrtar dje më erdhi kërkesa zyrtare e PDK-së për seancën e jashtëzakonshme për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Atëherë si rrjedh pyetja që unë e kam nënshkruar Nuk dua dhe nuk ja bashkangjes nënshkrimin tim iniciativës të PDK-së”, tha Geci.

Ajo akuzoi PDK-në, duke ua përmendur edhe ish-kryetarin e partisë, Kadri Veseli i cili gjendet në pargaburim në Hagë.

“Ju vuajtjet tona para disa ditësh na keni marrë si dobësi e si ligësi, por po ju tregojë që nuk jemi të dobët e as të ligë. Por tani e di saktë që ish-kryetari i partisë suaj është akuzuar për vrasje pas luftës. Ju keni menduar që ne nuk kemi guxim të flasim “, tha Geci.

Për t`i qetësuar ndërhyri shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.

Kujtojmë që deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci e ka tërhequr nënshkrimin për mbajtjen e kësaj seance, posa e kuptoi se është bërë me iniciativë të PDK-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.