Ballina / KOSOVA / Deputeti Krasniqi mohon krizën brenda koalicionit qeverisës

Deputeti Krasniqi mohon krizën brenda koalicionit qeverisës

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi përgënjeshtëroi pohimet se brenda koalicionit qeverisës në Kosovë ka plasaritje.

Sipas tij, nuk ka asnjë krizë brenda partive në pushtet, sepse siç thotë përderisa po respektohet programi qeverisës nuk kanë asnjë problem mes veti. Për këtë arsye deputeti Krasniqi theksoi se zgjedhje të reja këtë vit nuk do të ketë.

Krasniqi në një intervistë për KosovaPress u shpreh se përderisa puna në Qeveri është duke vazhduar dhe se ata nuk kanë asnjë shkarje nga respektimi i marrëveshjes së koalicionit.

Ndërkaq akuzoi partitë opozitare se nuk kanë guxim dhe harmonizim mes tyre për hapat që duhet të ndërrmirren për të pretenduar me rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Provo po ashtu

cakaj reeker

Cakaj pas takimit me P. Reeker : SHBA mbështesin hapjen e negociatave

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.