Deputeti i LDK-së i vërsulet Osmanit, ndërpritet seanca e Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka ndërprerë seancën ku po diskutohej për rishikimi ne buxhetit për vitin 2020.

Kjo pasi që deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj ka debatuar ashpër ke Osmanin edhe pse kjo e fundit i kërkonte që të qetësohej.

Po ashtu, deputetja e Ganimete Musliu është përplasur me deputeten e Vetëvendosjes Fitore Pacolli duke përdorur edhe fjalë të rënda.

Ajo i tha “mbylle gojën” Pacollit, për të cilën shprehje reagoi edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Derisa Osmani i tha se nuk duhet përdorur gjuhë e tillë fyese, Musliu vazhdoi të thotë “Fitore mbylle gojën”.

Më pastaj, Osmani vendosi ta ndërpres seancën.

“Ndërpritet seanca për shkak te paedukatës së disa deputetëve dhe do t’ju ftojmë vetëm kur të vendos kryesia e Kuvendit”, tha Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.