Ballina / KOSOVA / Deputeti gjerman Peter Beyer në Kosovë: Korrigjimi i kufijve bart rrezik të madh
deputeti gjerman takime ne kosove

Deputeti gjerman Peter Beyer në Kosovë: Korrigjimi i kufijve bart rrezik të madh

Nënsekretari i shtetit në SHBA Matthew Palmer dhe deputeti i parlamentit gjerman Peter Beyer vizituan Prishtinën. Dialogu Kosovë-Serbi ishte tema kryesore e bisedimeve, që zhvilluan ata me poltikanë drejtues në Kosovë.

Drejtuesit krysorë të institucioneve të Kosovës pritën të martën (23.10) në Prishtinë në dy takime të veçanta dy zyrtarë të lartë, një nga SHBA dhe një nga Gjermania: Nënsekretatin amerikan të shtetit, Matthew Palmer dhe deputetin kristiandemorat të parlamentit, Peter Beyer. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe formimi i ushtrisë së Kosovës, mësohet se kanë qenë dy temat kryesore, për të cilat është folur në këto takime, ndonëse nuk jepen shumë detaje.

Deputeti gjerman Peter Beyer i ka përcjellë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, qëndrimin e Gjermanisë kundër korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi. “Kam dëgjuar disa shprehje si korrigjim i kufijve, shkëmbim i territoreve. Kjo është ndarje. Nuk është e shëndetshme, është shumë e rrezikshme. Të zgjedhurit duhet të kujdesen për qytetarët e tyre. Deputetët janë ata që përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve”, tha deputeti gjerman Peter Beyer, në një deklaratë para gazetarëve pas takimit, duke e bërë të qartë qëndrimin e Gjermanisë, “kundër shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve” dhe se sipas tij, “normalizimi i marrëdhënieve kërkon zgjidhje të qëndrueshme”.

Deputeti gjerman tha, se ka folur qartë me presidentin Thaçi, por në një moment ky i fundit i kishte thënë se “unë jam president dhe unë vendos”.

“E takova Thaçin para jush dhe isha shumë i qartë. Fola saktësisht të njëjtat gjëra që po flas me ju, që të mos përsëriten. Nuk mendoj që u surprizua, ai e di qëndrimin gjerman”, tha deputeti Peter Beyer, i cili bëri të ditur se nga Prishtina do të udhëtojë për në kryeqytetin e Serbisë, Beograd për ta takuar presidentin Aleksandër Vuciq.

“Kam për ta takuar presidentin serb nesër dhe jam kureshtar ta dëgjoj opinionin e tij”, tha Peter Bayer.

E presidenti Thaçi, nga ana e tij, shumë shkurt shkroi në rrjetin social facebook, për takimin me deputetin gjerman, pa përmendur nëse deputeti gjerman i ka përcjellur qëndrimin e Gjermanisë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.  “Sapo përfundova një takim me deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, me të cilin biseduam për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon si dhe për dialogun Kosovë – Serbi, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Jemi mirënjohjes për mbështetjen gjermane në procesin e shtetndërtimit në Kosovë. Shteti gjerman vazhdon ta mbështesë procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, shkruan presidenti Thaçi.

Ndërkohë në Kosovë qëndroi për një vizitë edhe nënsekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer. Ai u takua me presidentin Thaci dhe kryeministrin Haradinaj. Në një njoftim të Presidencës thuhet se “SHBA-ja e mbështet procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, pa elaboruar detaje tjera të takimit. Presidenti Thaçi, vazhdon të këmbëngulë për një marrëveshje finale me Serbinë, që -siç thotë- do të siguronte njohje reciproke.

“Pas marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është radha e një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është moment i mirë për të arritur një marrëveshje historike, që siguron njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se është e domosdoshme që skena politike kosovare të  jetë e unifikuar për fazën finale të dialogut. “Qeveria e Kosovës është e angazhuar për krijimin e një koncepti për unitet të forcave politike dhe ka hartuar rezolutën përkatëse. Sa i përket arritjes së marrëveshjes ligjërisht obligative me Serbinë, në kuadër të takimit, theksova qëndrimin e gjithanshëm, se jemi të paluhatshëm në ruajtjen e realitetit dhe qenësisë kushtetuese të Kosovës, që është arritur falë sakrificës së popullit tonë dhe investimit afatgjatë amerikan dhe të aleatëve tanë strategjikë”, shprehet kryeministri Haradinaj.

Por skena politike kosovare vazhdon të jetë e ndarë sa i përket qasjes për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Përplasja më e madhe në qëndrime është ndërmjet presidentit dhe kryeministrit. Presidenti vazhdon të këmbëngulë në idenë e tij për korrigjim kufiri me Serbinë, (që lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës), ndërsa, kryeministri thotë, se “çdo korrigjim apo ndryshim kufiri”, është shumë i rrezikshëm për Kosovën.

@Fluidi

Provo po ashtu

tanja fajon

Fajon: Procesi i vizave po politizohet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.