Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Deputetët nesër i japin fund legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës

Deputetët nesër i japin fund legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës

Në orën 10:00 të së enjëtës së nesërme, deputetët e legjislaturës së gjashtë pritet të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit. E ky vendim për shpërndarjen e Kuvendit erdhi pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj për shkak të ftesës së Speciales.

Deputetët me gjasë, nesër më 22 gusht 2019, do të votojnë pro shpërndarjes së Kuvendit, për t’i hap rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme pasi që të gjitha subjektet politike tashmë kanë deklaruar se rruga e vetme për të ecur tutje janë zgjedhjet.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, cili është edhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur besimin e tij se të enjten Kuvendi do të shpërndahet dhe vendi do të shkojë në një proces të ri zgjedhor.

“E mundur është gjithçka, por unë nuk kam ndonjë informacion që deputetët janë deklaruar kundër qëndrimeve që kanë kryetarët e partive të tyre dhe meqenëse është kështu, po besoj se të gjithë janë të vendosur për ta shkarkuar vetveten”, tha Halit për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se mënyra se si po shkohet në drejtim të shpërndarjes së Kuvendit, nëse shikohet nga aspekti kushtetues ka hapësirë për diskutim, pasi që sipas tij, në vendet demokratike nuk veprohet kështu.

“Në praktikat e vendeve demokratike është diçka që nuk aplikohen variantet e tilla, pa i hargjuar mundësitë e tjera kushtetuese që kanë institucionet.

Sidoqoftë, ky është vullnet i kryetarëve të partive politike dhe i grupeve parlamentare”, tha Haliti.

Ndërkaq, deputetja opozitare, Arberie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se qëllimi i thirrjes së seancës është shpërndarja e legjislaturës aktuale dhe kështu do të ndodhë.

“Duke pasur parasysh se të gjitha subjektet tashmë janë deklaruar se janë për shpërndarjes të Kuvendit dhe se janë deponuar nënshkrimet, ne presim dhe shpresojmë se nuk do të ketë ndonjë skenar të paplanifikuar, edhe pse bazuar edhe në përvojat e kaluara, befasitë e momentit të fundit nuk janë krejtësisht të përjashtuara në Republikën e Kosovës. Megjithatë shpresojmë që nesër pa vonesë do të miratohet shpërndarja e Kuvendit dhe do t’i hapet rrugë zgjedhjeve të reja”, tha Nagavci./InfoGlobi

Provo po ashtu

varferia

Kosovarët më të varfërit në rajon

Në vitin 2018-të, Kosova regjistroi produkt të brendshëm bruto mbi 6 miliardë e gjysmë, me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.